Jeta Osh Qef
Home

Mundi Juventusin, Pogba nuk festoi dhe qëndroi në Torino
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/11/2018 12:19

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Paul Pogba ishte në fushë mbrëmjen e djeshme kur skuadra e tij mundi 1-2 me përmbysje Juventusin.

Gjithsesi, sjellja e tij ka qenë disi e çuditshme pasi ai nuk ka festuar me ekipin fitoren e madhe.

Çudi bën gjithashtu fakti se francezi nuk është larguar nga Torino pas takimit.

Sipas “The Sun” mesfushori udhëtoi vetëm për në Angli.

Duket qartë se Pogba nuk është i lumtur te Manchester United dhe do e dëshironte me ç’do kusht një transferim te Juventusi.