Jeta Osh Qef
Home

Grekët nisin provokimet në Bularat, nazisti i Agimit të Artë drejton turmën
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka nisur prej disa orësh mbërritja e shtetasve grekë në kufirin shqiptar. Shumë prej tyre kanë mundur të hyjnë në tokën shqiptare e t’i drejtohen Bularatit me flamuj grek e me pankarta në duar.

Ata nuk i kanë kursyer edhe provokimet, teksa 35-vjeçarin Kaçifas, varrimi i së cilit është lajmëruar për në orën 13:00, e cilësojnë hero, ndërsa vijojnë thirrjet për Epirin e Veriut.

Ndërkaq, historiani Arben Llalla raporton se Theodhoris Theodhoraqis, drejtues i lartë i sigurimit të partisë naziste Agimi i Artë, ndodhet në Bularat dhe drejton turmën me thirrje antishqiptare.

Siç raportohet, fluksi i grekëve që po hyjnë në territorin shqiptar për të qenë pjesë e ceremonisë mortore të Kaçifas është i madh.

Mësohet se radha në territorin grek arrin deri në 3 km, ndërkohë që policia po kryen kontrolle fizike mbi çdo person.