Jeta Osh Qef
Home

Eurodeputetja “merr në gji” Kaçifasin e sulmon Ramën: Është kryeministër i korrupsionit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 12:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Deputetja qipriote Eleni Theocharous ka qenë e pranishme ditën e sotme në Bularat, ku do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të Kostandin Kaçifës.,

E ndodhur në fshatin jugor të Shqipërisë, ajo nuk ka nguruar të hedhë akuza në drejtim të shtetit tonë dhe kryeministrit Edi Rama.

Eleni Theocharous e cilësoi kreun e qeverisë si "kryeministër të korrupsionit".

Deputetja u shpreh ndër të tjera në mediat greke:

E konsideroi detyrim moral të ngrejë çështjen Kaçifas si dhe të shkeljes së të drejtave të minoritarëve të zonës në përgjithësi.
Mund të arrestohej, por u vra. Ai u ekzekutua nga policia shqiptare, ndërkohë që nëse donte kishte mundësi dhe aftësi".

Duke komentuar deklaratat e Edi Ramës, eurodeputetja Theochausi deklaroi:

Le të jetë kryeministri i korrupsionit që e konsideron ‘ekstremist të marrë’ e jo Athina. Kam detyrim moral të hap çështjen e shkeljes së të drejtave dhe vrasjes së Kacifa në PE".