Jeta Osh Qef
Home

“Kasapi” Ramos, ja si e bëri për spital kundërshtarin
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 08/11/2018 12:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kapiteni i Real Madridit, Sergio Ramos është një nga futbollistët më agresivë në botë.

Ai njihet nga të gjithë për ndërhyrjet e ashpra dhe kartonat e shumtë që merr.

Mbrëmjen e djeshme, Reali i Madridit arriti të merrte një fitore të rëndësishme në Ligën e Kampionëve përballë Viktoria Plzen me rezultatin 0-5.

Në minutën e 13-të ka ndodhur një episod që ka shkaktuar panik në stadium dhe protagonist ka qenë pikërisht Ramos.

Spanjolli godet me brryl lojtarin e Plzen, Havel me një zgjatje të dorës duke i thyer hundën

Çudi bën fakti se ky moment nuk është parë nga arbitri dhe Ramos nuk është ndëshkuar as me të verdhë.