Jeta Osh Qef
Home

I mori jetën të shoqes shtatzënë dhe dy fëmijëve, familja e vajzës i kursen jetën 33-vjeçarit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 08/11/2018 12:50

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vrasësi familjar, Chris Watts, i cili i mori jetën bashkëshortes së tij shtatzënë dhe dy fëmijëve të mitur, shpëtoi nga dënimi me vdekje falë familjes së gruas së tij të ndjerë.

Watts-in e priste ekzekutimi pasi pranoi se kishte vrarë gruan e tij shtatzënë, Shanann dhe vajzat Bella, 4-vjeç, e Celeste, tre-vjeç.

Por 33-vjeçari, i cili kishte një lidhje jashtëmartesore, u shpëtua nga ish-vjehrra e tij e cila nuk donte të ishte përgjegjëse për një jetë tjetër të humbur.

Nëna e vajzës së ndjerë bëri një deklaratë prekëse duke i nxitur prokurorët që të kërkonin një marrëveshje që do t’i lejonte atij të shmange dënimin me vdekje duke pranuar fajësinë.

Mamaja e Shanann, Sandra Onorati Rzucek i tha një kryeprokurori rreth katër ditë më parë se ajo nuk donte të bënte zgjedhjen për t’i marrë jetën vrasësit pavarësisht nga plaga e madhe që ai i kishte hapur.

34-vjeçari nga Kolorado, Chris Watts vrau të shoqen dhe fëmijët dhe më pas trupat e tyre i fshehu në një vend të shkretë me cisterna nafte.

Trupi i bashkëshortes së tij shtatzënë, Shanann u gjet i varrosur në një gropë të cekët ndërsa trupat e vajzave të vogla, Celeste dhe Bella u gjetën të zhytura në një tank me naftë.

Babai vrasës mund të përballet me 3 dënime të përjetshme në një seancë dëgjimi të planifikuar për në 19 nëntor. /JOQ.al/