Jeta Osh Qef
Home

Frikë në Vlorë, përcillet në banesën e fundit “Edi Faqedjeguri”
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 13:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është përcjellë për në banesën e fundit 39-vjeçari Edison Harizaj, i njohur gjerësisht në qytetin e Vlorës dhe jo vetëm, si "Edi Faqedjeguri".

Ceremonia mortore për "Edin e 7-Pallateve", vend ku edhe banonte i riu që u ekzekutua disa ditë më parë në qytetin e Durrësit, u zhvillua nën masa të rrepta sigurie.

Aktualisht raportohet se në terren ishin dhe agjentë civilë, të cilët mbanin situatën nën vëzhgim.

Po ashtu në zonën ku banonte 39-vjeçarin ka pasur tension dhe frikë, ndërsa gazetarët nuk janë lejuar të afrohen.