Jeta Osh Qef
Home

Me arkivolin e hapur dhe himnin grek, trupi i Kaçifës shkon drejt kishës së Bularatit
Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 08/11/2018 13:27

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është nisur drejt kishës së fshatit Bulart trupi i pajetë i Kostandin Kaçifas, i cili ka dalë nga banesa e të ndjerit në një arkëmort të mbuluar me flamurin grek.

Të shumtë janë qytetarët e mbledhur për t’i dhënë lamtumirën 35-vjeçarit, ndërsa më herët, në qendër të fshatit janë dëgjuar thirrje "Epiri i Veriut është Geeqi! Kaçifas, ti jeton, na drejton".

Si të mos mjaftonin këto, një flamur i madh grek është hapur në mes të fshatit Bularat.

Trupi i Kaçifasit ka kaluar poshtë flamurit gjigant që është hapur në qendër të Bularatit.

Ky ka qenë edhe qëllimi i grekëve, ta përcjellin Kaçifasin me flamurin e tyre, ndërsa më herët gjithë të pranishmit, me arkëmortin e hapur, kanë kënduar himnin grek.