Jeta Osh Qef
Home

Kalvari i ekzekutimeve/ E shkuara e errët e Ymerit, si i eliminonte me bandën e tij shokët e Lul Berishës?
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 08/11/2018 13:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Viktor Ymeri, daja i viktimës së shënuar dy net më parë në një atentat në Durrës, Edison Harizajt, i njohur ndryshe edhe si “Edison faqedjeguri”, ka qenë pjesëmarrës në disa atentate ndaj Lul Berishës dhe bandës së tij.

Ymeri mësohet se së bashku me Gazmend Brrakën apo Gaxhain, i kanë bërë atentat Lul Berishës e për pasojë mbetën të vdekur dy doganierë të pafajshëm.

Të dy ishin porositur nga Marsel Sotiri për të hequr qafë kreun e “Bandës së Durrësit”.

BANDA E MARSEL SOTIRIT

1.Gazmend Brraka (Gaxhai)

2.Viktor Ymeri

3.Erjon Lame

4.Alban Selishta

5.Eduart Ongari

 

BANDA E LUL BERISHËS

1.Adriatik Coli (i penduar i drejtësisë)

2.Julian Meçe

3.Arben Paja

4.Ilir Xhunga

5.Klodian Saliu

6.Indrit Taullaj

7.Plarent Dervishaj (kunati i Lul Berishës)

 

ATENTATI I DËSHTUAR NDAJ LUL BERISHËS

Më 28 qershor 1999 për t’i bërë gropën Lul Berishës dërgohet në Durrës killeri famëkeq i Vlorës, Gaxhai, apo Gazmend Brraka.

Ishte koha kur në Durrës kishte një konflikt të madh mes tij dhe një tjetër personazhi të njohur të zonës, të quajtur Marsel Sotiri.

Atentatet në të dyja palët do t’i merrnin jetën shumë njerëzve, përfshirë edhe dy doganierëve të pafajshëm. Dhe pikërisht në mes të kësaj beteje, duket gjendet Gaxhai të qëronte hesapet me Lul Berishën.

Gaxhai e realizon goditjen e tij në afërsi të Spitalit të Vjetër më 28 qershor 1999.

Në fokus të breshërive të armëve automatike dhe të një predhe antitank vihet një furgon jeshil i markës “Citroen” me targa të huaja, me të cilin Gaxhai kishte informacion se lëvizte pikërisht Lul Berisha.

Por ai nuk ndodhej në furgon dhe viktima të sulmit mbetën dy të tjerë, Arben Paja dhe Xhevahir Xhunga.

I ndjekur nga policia Gaxhai kapet bashkë me shokun e vet Viktor Ymeri dhe mbetet në burg sot e kësaj dite.

 

BANDA E MARSEL SOTIRIT DHE LARJA E HESAPEVE ME BANDËN E LUL BERISHËS

Marsel Sotiri dikur kryetari i bandës ku bënte pjesë Viktor Ymeri, Gaxhai, Erjon Lame, Alban Selishta dhe Eduart Ongari, u vra nga Lul Berisha pasi kishte tentuar disa herë ta eliminonte.

Dëshmia e Adriatik Colit, të penduarit të bandës së Lul Berishës

Coli, një prej anëtarëve të bandës së Durrësit, pjesëmarrës në shumë vrasje, ka rrëfyer për drejtësinë shumë detaje dhe eliminime të bandës.

Me statusin e të penduarit të "bandës" së Durrësit, vazhdoi me kërkesë të Prokurorisë së Krimeve të Rënda të rrëfejë para togave të zeza pesë vrasjet e ndodhura në qytetin bregdetar të Durrësit në emër të "bandës", ndërsa mënjanoi veten në kryerjen e këtyre krimeve.

Ky mënjanim i vetvetes nga ana e të penduarit, ka shkaktuar reagimin e të pandehurit Lulëzim Berisha.

Ai ka thumbuar në mënyrë ironike "ish-ushtarin" e tij, duke i thënë se "po hë bëjë një vrasje ti për mua, se të gjitha i paskan bërë të tjerët", duke reaguar pas dëshmisë së tij për disa vrasje për llogari të bandës. Në asnjë rast gjatë dëshmisë së tij Coli, edhe pse më herët, kishte deklaruar se ka qëlluar edhe vetë mbi viktimat, këtë radhë ai përjashtonte vetën duke ia atribuuar vrasjet të pandehurve të tjerë.

Ndërkohë, gjatë dëshmisë, i penduari përmendi edhe disa emra të rinj, të personave që e kanë ndihmuar atë dhe "bandën" e Durrësit të funksionojë si një organizatë.

Ai nuk ngurroi të rrëfejë pesë vrasjet, rrëmbimin e një vajze dhe trafikun e drogës të kryer nga pjesëtarët e kësaj "bande" ku edhe vetë kishte qenë pjesë.

Gaxhai dhe Viktor Ymeri vranë dy anëtarë të bandës së Durrësit

Coli deklaroi se u plagos ai dhe e fejuara e tij nga "banda" e Marsel Sotirit, konkretisht nga Erjon Lame dhe Alban Selishta. Ngjarje kjo e ndodhur në mes të muajt nëntor të vitit 1998 në Durrës.

Më pas, në dëshminë e tij, Coli ka vazhduar të tregojë ngjarjet e ndodhura pas plagosjes së tij, ku gjatë verës "bandës" i ishte bashkuar edhe Julian Meçe e Arben Paja, i cili ishte shok me Ilir Xhungën.

Ai u shpreh:

Një nga ditët e verës së vitit 1999, aty rreth orës 17:00 ndodhesha në banesën e Ylli Shabës sipër "Muzeumit" duke bërë stërvitje, kur dëgjuam për pesë minuta të shtëna armësh. Shkuam te banesa Lul Berishës dhe gjetëm Klodian Saliun duke qarë, ku dhe na njoftoi se 50 metra pa hyrë në Spitallë janë vrarë Ilir Xhunga e Arben Paja. Këtë vrasje e morëm vesh se e kanë kryer Gaxhai dhe Viktor Ymeri të shoqëruar nga Marsel Sotiri dhe "banda" e tij, që ishin strehuar në banesën e Eduart Ongarit. Me arrestimin e Gaxhait hakmarrja ndaj tij dhe "bandës" që ai drejtonte u shua.”

Pas kësaj vrasjeje, Coli rrëfeu se "banda" po gjente mënyra për të vrarë Marsel Sotirin e Eduart Ongarin, duke futur kështu në lojë një vajzë e cila pranon të bëhej dashnorja e Sotirit për të treguar lëvizjet e tij.

Falë "dashnores" së tij, banda e Durrësit kishte mësuar itinerarin e lëvizjeve të Marsel Sotirit, të cilin e ekzekutuan vetëm pak ditë pas vrasjes së Eduart Ongarit, vrasje kjo e ndodhur në një lokal në qendër të Durrësit, gjatë muajit korrik 1999.

Lul Berisha organizoi vrasjen e Eduart Ongarit

Coli theksoi:

Vrasjen e Eduart Ongarit e organizoi Lul Berisha e Klodian Saliu, pasi Edi kishte strehuar në banesë njerëzit e "Gaxhait", me porosi të Marsel Sotirit. Këtë vrasje e kanë kryer Indrit Taullaj, Lulëzim Berisha, Klodian Saliu dhe unë që i prisja në makinë. Një javë pas kësaj ngjarjeje, po këta katër persona bashkë me mua bëmë vrasjen e Marsel Sotirit në afërsi të rrugës që të dërgon tek pista "Iliria”.