Jeta Osh Qef
Home

Kanceri në Gramsh, mbetjet hidhen afër lumit Devoll
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 08/11/2018 14:58

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një masakër e vërtetë ajo që ndodh në Gramsh, në atë që quhet pika e grumbullimi të mbetjeve urbane por që në fakt është thjesht natyra e hapur.

Vetëm pak kilometra mbi qytet, në faqen ë një kodre dhe shumë pranë lumit Devoll hidhen mbetjet e qytetit të Gramshit.

Videoja e postuar nga Top Channel, tregon se si plehrat që deri para pak kohësh hidheshin direkt në lumë, tashmë janë kthyer në një kërcënim ambiental.

Me futjen në punë të hidrocentralit të banjës, rrjedha e lumit u ndërpre dhe mbi digë u krijua një liqen.

Bashkia e Gramshit, në atë kohë i vuri kusht firmës ndërtuese të hidrocentralit që ti jepte zgjidhje çështjes së plehrave para se të përmbyste vend-depozitimin aktual. Por, e vetmja zgjidhje që i dha firma, është kjo vragë e hapur më traktor që shikoni sot.

Bashkia e Gramshit është e pafuqishme që ti japë një zgjidhje kësaj situate. Arsyeja është ajo e zakonshmja, mungesë fondesh.