Jeta Osh Qef
Home

“Të bardhët që nuk janë mysliman janë të neveritshëm”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 08/11/2018 15:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Këngëtarja amerikane Sinead O’Conor bëri bujë javën e kaluar pasi deklaroi se kishte ndërruar fe duke u kthyer në myslimane. Por jo vetëm kaq, Sinead ndryshoi edhe emrin dhe tashmë quhet Shuada Davitt.

Me emrin e ri në Twitter këngëtarja ka bërë një deklaratë që ka nxitur jo pak reagime çka ka bërë që në komente të zhvillohet një “luftë” e vërtetë.

Sinead apo Shuada Davitt ka shkruar në Twitter:

Më vjen shumë keq. Ajo që do të them është shumë raciste dhe kurrë nuk kam menduar se shpirti im mund të ndiejë diçka të tillë. Por me të vërtetë nuk dua të kaloj kohë me të bardhët qe nuk janë myslimanë. As për një moment, as për një arsye. Ata janë të neveritshëm.”

Mes komenteve ajo që bie më shumë në sy është këshillimi që këngëtarja të marrë ndihmën e një psikologeje.