Jeta Osh Qef
Home

Një grup të rinjsh i dalin para, Rama pritet me një surprizë të pakëndshme në Lezhë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 16:22

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kryeministri Edi Rama ka shkuar ditën e sotme në Lezhë ku po zhvillon një aktivitet për anëtarësimet e reja në Partinë Socialiste.

Por ai është pritur nga një surprizë jo fort e këndshme  në qendër të këtij qyteti.

Disa të rinj ishin mbledhur aty me pankarta në duar duke i tërhequr vëmendjen eskortës së Ramës.

Në një video të shpërndarë në rrjetet sociale shihet se të rinjtë ironizojnë deklaratat e kryeministrit për brezin e tyre.

Ata shkruajnë:

E gjithë vëmendja e Rilindjes për të rinjtë?! 79% e të rinjve duan të ikin”.

Kjo pankartë është bërë në bazë të një sondazhi që u publikua ditën e djeshme nga Gallup, ku vihej alarmi se vendi ynë është i pari në botë ku të rinjtë duan të ikin.

Madje Shqipëria ia kalonte edhe vendeve ku ka luftë, pasi të rinjtë e shohin vendin tonë si një vend pa të ardhme.

Lezha protesta on Vidnews.