Jeta Osh Qef
Home

Me rroba të zeza, armë e tymuese, zbardhet tragjedia me 12 viktima në SHBA
Shkruar nga: E Gjoni | Publikuar më: 08/11/2018 16:36

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Më shumë detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë mbrëmjen e djeshme në Kaliforni.

12 persona kanë mbetur të vdekur pasi një ushtarak hyri dhe qëlloi në lokalin Thousand Oaks, ku  mbahej një festë studentore.

Më shumë se 200 persona ishin të pranishëm në lokal kur ndodhi ngjarja, ndërsa policia amerikane beson se autori ka vrarë veten dhe është në mes të viktimave.

Mes viktimave ishte edhe një oficer policie.

Lidhur me ngjarjen ka shprehur hidhërim edhe Donald Trump, ndërkohë që CNN ka nxjerrë disa detaje se si ngjarja ka ndodhur.

Siç tregojnë dëshmitarët, vrasësi i veshur me të zeza është futur me dhunë në lokal, ka hedhur një tymuese dhe më pas ka nisur të qëllojë çdokënd që i ka dalë para.

Ende nuk është zbardhur identiteti i të gjithë viktimave, ndërsa besohet se shumë nga to mund të jenë studentë.