Jeta Osh Qef
Home

Rama të riut në Lezhë: Ku i gjete këto pantallona? Ik tani …
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 08/11/2018 17:12

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama ndodhet në Lezhë,  ku po mban një takim me të rinjtë për anëtarësimin në Partinë Socialiste.

Ky takim nuk ka kaluar pa ngacmimet e Ramës, i cili u kap me një djalë për pantallonat e grisura.

Rama i tha:

Hajde ti atje në fund, ma thuaj pse qesh. Këto pantallona i ke gjetur në rrugë apo çfarë? Më thuaj pse qesh atje në fund?"

I riu i tha:

Ishte një pjesë e humorit që bëre ti dhe më pëlqeve shumë"

Kryeministri ia ktheu:

Ik tani qep pantallonat. E them nga xhelozia se unë do kisha dashur ti veshja vetë ato pantallona"