Jeta Osh Qef
Home

Babë e bijë humbën jetën teksa ecnin në trotuar, detaje nga aksidenti në Korçë
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 17:52

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Korçës ku dy persona kanë humbur jetën.

Atë e bijë ishin duke ecur në trotuarin e qytetit kur dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën dhe njëra prej tyre ka humbur kontrollin.

Ata janë përplasur për vdekje nga automjeti në fjalë ndërsa një person tjetër ka mbetur i plagosur.

Viktimat janë Sokol Hoxha, 33 vjeç dhe vajza e tij, P. Hoxha, 6 vjeç.

Atë e bijë kanë gjetur vdekjen në një prej rrugëve në afërsi të Unazës së qytetit.

Ndërkohë në polici janë shoqëruar Lorenc Pallashi dhe Petrit Kupe.