Jeta Osh Qef
Home

Policia shoqëron dy ekstremistë grekë në Gjirokastër
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 08/11/2018 18:57

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Është shoqëruar me incidente dhe thirrje raciste ceremonia e varrimit të ekstremistit grek Kostandinos Kaçifas në Bularat të Gjirokastrës.

Pas funeralit dhjetëra shtetas grekë që kishin ardhur nga shteti fqinj bllokuan rrugën Gjirkoastër-Kakavijë për më shumë se 10 minuta.

Policia shqiptare ka arrestuar dy ekstremistë grekë të cilët ishin ndër personat që bllokuan rrugën.

Personat e ndaluar do verifikohen se nga kanë hyrë dhe më pas ndaj tyre do merren masa.

Nëse vërtetohet se dy shtetasit greke kanë hyrë ilegalisht në Shqipëri, policia do i procedojë penalisht për kalim të paligjshëm të kufirit.

Ndërkohë policia shqiptare ka proceduar ne gjendje të lirë për nxitje të urrejtjes edhe dy shtetas grekë të tjerë.