Jeta Osh Qef
Home

Për fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur, ja si mund ta rregulloni cilësinë e spermës
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/11/2018 17:43

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Për vitesh tashmë, femrat britanike kanë udhëtuar në Danimarkë për të siguruar me anë të fekondimit artificial, spermën më të mirë. E gjitha kjo për të pasur fëmijë fëmijë të shëndetshëm dhe të bukur viking.

Suksesi i klinikave të spermatozoideve daneze vjen nga standardi i lartë i spermës së dhuruesve të tyre dhe ligjeve nordike, të cilat u japin atyre mundësinë të jenë anonime ose të hapura.

Kjo, e kombinuar me faktin se donatorët shpesh janë shumë të gjatë, të shëndetshëm dhe shumë të arsimuar është sikur danezëve të u jetë dhënë etiketa prestigjioze të spermës vikinge.

Kështu, Banka Evropiane e Spermës kanë disa udhëzime të thjeshta të cilat mund t’ju ndihmojnë që të optimizoni cilësinë e “luftëtarëve” tuaj.

Këto janë hapat që duhet të ndiqni:

Ushqehuni me një dietë të balancuar

Një dietë e balancuar  përbëhet nga të paktën pesë lloje frutash dhe perimesh në ditë, karbohidrate si p.sh. buka e ngrënësit dhe makarona, peshk, mish bishtaja për proteina. Pini shumë ujë!

Qëndroni aktivë

Një mënyrë jetese e shëndetshme është thelbësore për cilësinë e mirë të spermës. NHS rekomandon 150 minuta aktivitet të moderuar aerobik në javë, ose 30 minuta pesë ditë në javë.

Toksinat mjedisore

Çdo ditë, ne jemi të ekspozuar ndaj shumë llojeve të toksinave dhe kimikateve. Ato gjenden në rrobat tona, ushqimin, kozmetikën, paketime, elektronikën, pluhurin etj. Disa prej këtyre toksinave kanë treguar se kanë një efekt të keq hormonal . Phthalatet, për shembull, mund të kenë një efekt negativ në funksionimin e qelizave të spermës. Edhe ekspozimi ndaj një sasie të vogël të plumbit lidhet me zvogëlimin e cilësisë së spermës.

Pini me moderim

Hulumtimet tregojnë një lidhje mes konsumit të alkoolit dhe cilësisë së spermës.

Kafeina

Efekti i kafeinës në fertilitet është debatuar shumë gjatë viteve. Aktualisht nuk ka dëshmi që lidhin marrjen e kafeinës me cilësinë e dobët të spermës. Megjithatë, marrja e tepruar e kafeinës është shoqëruar me efekt të kundërt në spermatozoidet.

Minimizoni stresin

Stresi i tepërt ka efekt negativ në cilësinë e spermës. Mësoni të relaksoheni dhe të ndërmerrni hapa për të ulur nivelin e stresit në jetën tuaj dhe mund të ndihmoni në rritjen e cilësisë së spermës.

Jo drogë dhe duhan

Pirja e duhanit zvogëlon cilësinë e spermës. Përveç kësaj, pirja e marihuanës dhe marrja e kokainës, amfetaminëve dhe opiateve, si heroina dhe metadoni, do të ketë një efekt të konsiderueshëm negativ në cilësinë e spermës tuaj.

Shmangni temperaturat e larta

Ekspozimi i testikujve në ngrohje mund të ndikojë negativisht në cilësinë e spermës tuaj. Prandaj duhet të shmangni banjot, saunat, dhe mos e mbani laptopin në prehër. /JOQ Albania/