Jeta Osh Qef
Home

Prej vitesh të paralizuar, kjo është teknologjia që ngriti në këmbë tre pacientë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 10/11/2018 18:10

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Tre pacientë të paralizuar prej vitesh janë ngritur në këmbë përsëri pasi një ju vendos një implant  në shtyllat e tyre kurrizore.

29-vjeçari, Jered Chinnock, i paralizuar që nga viti 2013, u bë pacienti i parë që nisi t’i hedhë hapat vetë në klinikë.

Pajisja elektronike, e vendosur në shtyllën kurrizore, lidh trurin e pacientit me këmbët. Ai duhet vetëm të mendojë të ecë e pastaj të përpiqet.

Një nga dy pacientët e tjerë, 35-vjeçari Jeff Marquis, përshkoi në këmbë një fushë të tërë futbolli pa ndaluar fare.

Kelly Tomas, 23 vjeçe, e cila ishte paralizuar në vitin 2014 nga një aksident me makinë, tha:

Kur pashë që papritur nisa t’i lëviz këmbët vetë kur po më mbanin, e pastaj pak e nga pak nisa të qëndroj vetë, mu mbushën sytë me lot.”

Shkencëtarët më parë besonin se rrjetet e neuroneve nën një dëmtim të shtyllës kurrizore nuk ishin në gjendje të funksiononin pasi dikush mbetej i paralizuar.

Por, ky zbulim i fundit i financuar nga Christopher dhe Dana Reeve Foundation, mund të ndihmojë miliona njerëz që të lënë pas karriget e tyre me rrota dhe të shpëtojnë nga paraliza.