Jeta Osh Qef
Home

Të bashkohemi të gjithë për t’i shpëtuar jetën Florinës! Historia rrëqethëse e nënës së tre fëmijëve
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 11/11/2018 11:24

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Florina është një 30-vjeçare e cila jeton në Bulqizë dhe ka nevojë për ndihmën e secilit prej nesh.

Nëna e tre fëmijëve ka nevojë urgjente për një ndërhyrje në nofull.

Florina është operuar përpara pesë viteve në Tiranë në nofull, pasi një lloj “Tumori” po i konsumonte kockën e nofullës. Në këtë operim doktorët vendosën një metal në nofullën e saj si element plotësues dhe lidhës të nofullës.

Por këtë vit, ajo ka filluar të ketë dhimbje të forta në nofull përsëri.

Pasi është kthyer tek mjekët që e operuan përpara pesë viteve, ata i thanë që sëmundja është përsëritur dhe po konsumon përsëri nofullën. Ata i thanë se duhet kryer urgjent ndërhyrje tjetër kirurgjikale, por nuk siguruan nëse nofulla do t’i rezistojë thyerjes.

Kostoja e kësaj ndërhyrje kirurgjikale është 35.300 €.

Çdo ditë vonesë që kalon, është me shumë risk për shëndetin e Florinës, pasi rrezikohet humbje e nofullës plotësisht dhe e gjithë jeta e saj.

Familjarët nuk ka asnjë mundësi ekonomike për ta përballuar këtë vlerë, pasi janë të papunë.

Çdo euro e dhuruar në këtë llogari do të jetë një kontribut jetësor në ndërhyrjen që duhet bërë në nofullën e Florinës.

Nëse të gjithë do të kontribuonim me aq sa kemi mundësi, kjo botë do të ishte një vend më i mirë!
Në fund të ditës dëshira e mirë është ajo që vlerësohet nga personat që kanë vërtet nevojë për ndihmë!

Këtu mund të kontribuoni për t’i shpëtuar jetë Florinës: https://www.gofundme.com/te-ndihm-loren-te-kryhet-operacioni?teamInvite=DpwGE904VyJZVszhjHqjENq03h4w4r1jRAozWybtrDmoIeWMseoss9497yzWm82F&fbclid=IwAR0neLui9Y_XuvQjLuoNLrPg6ID0Lot02DV8lPawTd3TBqWSdUylF2oP56k klikoje për të shpëtuar një jetë!