Jeta Osh Qef
Home

“Bëni sa më shumë s*ks”, studimi tregon hapat që duhet të ndiqni për të jetuar më gjatë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/11/2018 12:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pesë vite më të shëndetshme jete. Ky është qëllimi i Qeverisë britanike në kuadër të një plani të ri për të rritur cilësinë e jetesës në vend të kurimit të sëmundjeve.

Por çfarë duhet bërë konkretisht për të jetuar më gjatë?

Një studim i Universitetit të Harvardit në gusht identifikoi pesë zakone kyçe që mund të shtonin me një dekadë në jetëgjatësinë. Këto zakone përfshijnë ushqimin e një diete të ekuilibruar, ushtrime fizike në mënyrë të rregullt dhe duke pirë alkool në mënyrë të moderuar.

Por këto nuk janë të vetmet gjëra që mund të bëni – gjendja emocionale dhe marrëdhëniet seksuale luajnë një rol në sigurimin e një jete më të gjatë dhe më të shëndetshme.

Kështu, ne po u sygjerojmë disa “zakone” që duhet të ndiqni për një jetë më të gjatë dhe të shëndetshme.

Mos e kufizoni sjelljen në bazë të moshës

Sekreti i jetëgjatësisë i detyrohet më shumë një jete të hareshme sesa fatit të gjeneve. Plakja është në të vërtetë, vetëm 10 për qind në gjene dhe 90 për qind stili i jetesës.

Shmangni daljen në pension të parakohshëm

Vonesa e daljes në pension mund të tingëllojë kundër intuitive, por mund të shtojë vite në jetën tuaj, sipas një studimi të vitit 2016. Personat që nuk dalin para kohe në pension kanë një rrezik 11 për qind më të ulët të vdekjes nga të gjitha shkaqet se ata të së njëjtës moshë që kanë dalë në pension më herët.

Bëhuni prind

Njerëzit me fëmijë jetojnë të paktën dy vjet më gjatë se ata që janë pa fëmijë, sipas një studimi të vitit të kaluar.

Qëndroni jashtë spitalit

Jo vetëm në kontekstin që personat e sëmurë rrjedhimisht mund të ndahen nga jeta më shpejt, por edhe për faktin që në spitale mund të merrni sëmundje ose infeksione të rrezikshme.

Shkoni për shëtitje

Fitnesi nuk duhet të jetë rraskapitës, por studiuesit amerikanë dhe suedezë gjetën se njerëzit mbi 40 vjeç që bëjnë shëtitje të rregullta të gjata, jetojnë më gjatë se ata që janë joaktivë.

Bëni një jetë aktive seksuale

Një studim i 918 burrave në qytetin e Uellsit në mes të vitit 1979 dhe 1993 buloi se ata që kishin bërë dashuri dy herë në javë kishin një ulje prej 50 për qind të vdekjes krahasuar me ata që kishin marrëdhënie seksuale më pak se një herë në muaj.

Një burrë që përjeton 350 orgazma në vit jeton mesatarisht katër vjet më gjatë se një burrë që ka një numër të zakonshëm të një të katërtës së asaj, sipas studimeve të tjera.

Gjithashtu, femrat që kryejnë marrëdhënie seksuale në mënyrë të rregullt kanë më shumë telomere – një komponent ADN-je që tregon jetëgjatësi. /JOQ Albania/