Jeta Osh Qef
Home

Habit studimi: Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm se mishngrënësit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 11/11/2018 13:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Vegjetarianët janë më pak të shëndetshëm sesa ngrënësit e mishit, në këto përfundime ka dalë një studim një studim i diskutueshëm.

Pavarësisht se pinë më pak alkool ose duhan dhe janë më shumë aktivë në aktivitete fizike, vegjetarianët rezultojnë më pak të shëndetshëm se homologët e tyre mishngrënës.

Një studim i kryer nga Universiteti Mjekësor i Grazit në Austri zbuloi se dieta vegjetariane, e karakterizuar nga një konsum i ulët i yndyrës dhe kolesterolit të ngopur, për shkak të konsumit më të lartë të frutave dhe perimeve, ishin më shumë të rrezikuar ndaj një numri sëmundjesh si, kanceri, alergjitë dhe probleme të shëndetit mendor si depresioni dhe ankthi.

Studimi përdori të dhëna nga Anketa e Intervistës Shëndetësore Austriake për të shqyrtuar shprehitë dietetike dhe ndryshimet e stilit të jetesës midis ngrënësve të mishit dhe vegjetarianëve.

Në fund u zbulua se vegjetarianët që konsumonin më pak alkool, kanë indekset më të ulëta të trupit, por ishin ende në gjendje më të keqe të shëndetit fizik dhe mendor në përgjithësi.

Koordinatorja e studimit, Nathalie Burkert u shpreh:

Studimi ynë ka treguar se të rriturit austriakë që konsumojnë një dietë vegjetarianë janë më pak të shëndetshëm kanë një cilësi më të ulët të jetës dhe gjithashtu kërkojnë më shumë trajtim mjekësor".

Autorët e studimit kanë mbrojtur tashmë hulumtimin kundër pretendimeve se puna e tyre është thjesht një shpallje për industrinë e mishit.

Ajo vazhdoi më tej:

Ne tashmë e kemi distancuar veten nga ky pretendim pasi është një interpretim i pasaktë i të dhënave tona. Kemi gjetur se vegjetarianët vuajnë më shumë nga kushtet e caktuara si astma, kanceri dhe sëmundjet mendore sesa njerëzit që hanë mish, por nuk mund të themi se cili është shkaku dhe cili është efekti. Duhet të bëhet studimi i mëtejshëm për të gjetur përgjigje të mëtejshme."

/JOQ Albania/