Jeta Osh Qef
Home

Protesta “merr flakë”/ “Poshtë legenat!”, fëmijë e të rritur djegin flamurin e Rilindjes
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/11/2018 19:23

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Ka përshkallëzuar protesta e banorëve të zonës së “Astirit” të cilët pasditen e sotme kanë dalë në rrugë duke bllokuar qarkullimin dhe duke djegur goma dhe flamurin e Rilindjes.

Të gjithë njëzëri ata dëgjohen duke sharë qeveritarët dhe në kor duke ulëritur shprehjen e bujshme “Nuk jemi shpellarë, jemi qytetarë”.

Fëmijët e të rritur janë përfshirë në protestë dhe janë bërë bashkë në ditën e 10-të të protestës për të kundërshtuar vendimin për prishjen e shtëpive të tyre.

Ata dëgjohen të thonë:

Poshtë legenat!"

Flamuri i Rilindjes ka përfunduar në flakë dhe më pas është hedhur në kosh nga vetë fëmijët që po protestojnë.