Jeta Osh Qef
Home

“Shoferi me ML me shpejtësi të lartë i preu këmbën dhe iku”, aksident i rëndë në Kavajë
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 13/11/2018 21:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Rrogozhinë-Kavajë.

Aksidenti ku mbeti i plagosur rëndë një person ndodhi rreth orës 17:20 pranë fshatit Harizaj.

Sipas dëshmitarëve për JOQ Albania, një burrë rreth të 40-tave është përplasur nga një makinë tip “Mercedes ML”.

Ai kishte qenë duke kaluar nga rruga dytësore në autostradë e më pas në anën tjetër të saj kur është përplasur nga automjeti.

Burimi shkruan se drejtuesi i mjetit pasi përplasi këmbësorin, ia mbathi nga skena e ngjarjes duke e lënë atë me një këmbë të këputur.

Dëshmitari nga vendngjarja ka raportuar për JOQ Albania:

Aksident ndodhi sot pasdite në aksin Rrogozhine-Kavaje ne Harizaj te Kavajës. Një person me një këmbë të këputur ishte rreth te 40-tave, këmbësor u shtyp nga nje makine. Shoferi me Ml mercedes me shpejtësi të lartë, as nuk ndaloi por iku."/ JOQ Albania