Jeta Osh Qef
Home

Samsung sjell teknologjinë që do u lejojë t’i komandoni kanalet e televizorit me tru
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 13/11/2018 22:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjiganti koreano-jugor i teknologjisë, Samsung po zhvillon një sistem televiziv që një ditë mund t’i lejojë përdoruesit të lëvizin kanalet duke përdorur trurin e tyre.

Projekti i quajtur Ponthius është pjesë e një bashkëpunimi midis  Samsung dhe Qendrës Neuroprosthetics të Ecole Polytechnique Fédérale de Lausanne (EPFL) në Zvicër.

Qëllimi i projektit është që t’u japë njerëzve me aftësi të kufizuara, si tetraplegjikët, një shans për të shijuar shfaqjet e tyre të preferuara pa ndihmën e të tjerëve. Kompania e prezantoi një prototip gjatë konferencës të mbajtur në San Francisko javën e kaluar.

Sistemi përdor një Interface Brain Computer (BCI) për të lidhur shikuesin me televizorin. BCI mbështetet në një kufje të mbuluar me 64 sensorë dhe një gjurmues të lëvizjeve të syve.

Shkencëtarët po marrin mostra të trurit për të përcaktuar se si sillet mendja kur kemi dëshira për të parë filma.

Kjo teknologji mund të çojë një ditë në një sistem që përdor sinjalet nga valët e trurit për të bërë parashikime, dhe pastaj lëvizjet e syrit për të konfirmuar.

Pasi të jenë bërë zgjedhjet, softueri do të jetë në gjendje të krijojë një profil të shikuesve dhe të informojë sugjerimet e ardhshme, duke e bërë më të lehtë procesin e përzgjedhjes së përmbajtjes. /JOQ Albania/