Jeta Osh Qef
Home

Studimi: Telefonat e zgjuar po krijojnë një brez dembelësh me shëndet të dobët mendor
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 14/11/2018 20:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Personat që kanë lindur në vitin 1995 ose më vonë janë të pakënaqur, mendërisht të brishtë dhe kanë një tendencë për të jetuar më të izoluar se brezat e mëparshëm.

Ky grup i të rinjve janë brezi i parë që e kalojnë gjithë adoleshencën e tyre në epokën e telefonave të zgjuar.

Një profesor i psikologjisë e ka quajtur këtë demografikë të fundit si ‘iGen’ – të rinjtë e rritur në periudhën e celularëve të avancuar dhe mediave sociale.

Sipas profesorit, Jean Twenge nga Universiteti Shtetëror i San Diegos, të rinjtë e këtij brezi janë ndoshta brezi më i sigurt, por gjithsesi janë duke u maturuar me një ritëm më të ngadalshëm se në dekadat e kaluara.

Profesori thotë se ky brez ka më pak gjasa të ketë një patentë shoferi, të punojë në një punë me pagese, të dalë në takime, të pijë alkool ose të dalë pa prindërit në krahasim me adoleshentët e së kaluarës.

Të gjitha këto, profesori i lidh me kohën që ata kalojnë para ekraneve, që ka i çuar këta të rinj në goditje depresioni dhe vetëvrasje.

Ai shton se telefonat dhe mediat sociale po krijojnë një ‘iGen’ të pakënaqur.

Profesor Twenge tha: 

Ata gjatë gjithë kohës kanë një ide sikur po humbasin diçka. Ata e kuptojnë se të qenit në telefon gjatë gjithë kohës ndoshta nuk është mënyra më e mirë për të jetuar.”

Jean Twenge shton gjithashtu se që nga viti 2011 ka përjetuar një ndryshim të papritur në sjelljen e të rinjve dhe shëndetit të tyre mendor, me më shumë njerëz që ndihen të vetmuar ose të lënë jashtë.

Gjithashtu është shtuar edhe numri i personave që ndjejnë se nuk mund të bëjnë asgjë të mirë ose se jeta e tyre nuk është e dobishme. /JOQ Albania/