Jeta Osh Qef
Home

Parashikimi i NASA-s: Në këtë vit njerëzit do të “zbarkojnë” në Mars
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/11/2018 12:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Agjencia amerikane e hapësirës, NASA beson se t’i çojë njerëzit në Mars brenda 25 viteve, por pengesat teknologjike dhe mjekësore janë të pafundme.

Rrezatimi vdekjeprurës nga kozmosi, humbja potenciale e shikimit dhe dëmtimi serioz i kockave janë vetëm disa nga sfidat që shkencëtarët duhet të kapërcejnë përpara se ndonjë astronaut i ardhshëm të mund të vendosë këmbë në Planetin e Kuq, thanë zyrtarët më të lartë të NASA të martën.

Ish astronauti i NASA-s, Tom Jones u shpreh:

Kostoja e zgjidhjes së këtyre mjeteve do të thotë se nën buxhetet e tanishme ose buxhetet paksa të zgjeruara, do të duhet rreth 25 vjet për t’i zgjidhur të gjitha pengesat.”

Me teknologjinë e raketave të sotme, do t’i duhej një astronauti deri në nëntë muaj për të arritur Marsin. Fluturimi për një kohë kaq të gjatë në gravitet zero sjell një dëm të madh fizik për astronautët.

Për shembull, shkencëtarët mendojnë se mungesa e peshës së zgjatur mund të shkaktojë ndryshime të pakthyeshme në enët e gjakut në retinë, duke çuar në degradimin e shikimit. Dhe pas një kohe në gravitet zero, skeleti i njeriut  fillon të rrjedhë në masë kalciumin e kockave.

Me një gravitet vetëm sa një e treta e Tokës, shkencëtarët ende nuk i njohin efektet e një misioni të parashikuar njëvjeçar në sipërfaqen e Marsit.

NASA, aktualisht ka nisur një pajisje robotike të quajtur InSight zooming drejt Marsit, e cila u ngrit nga sipërfaqja e Tokës më 26 nëntor më 5 maj.

Projekti prej 993 milion dollarësh ka për qëllim të zgjerojë njohuritë njerëzore rreth kushteve të brendshme të Marsit dhe të zbulojë se si planetët shkëmbore si Toka u formuan miliarda vite më parë. JOQ Albania