Jeta Osh Qef
Home

Rrjedhin informacionet, kështu mund të jetë Galaxy S10 nga Samsung
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 15/11/2018 21:41

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Galaxy S10 nga Samsung mund të jetë një nga telefonat e zgjuar më të rëndësishëm që komania koreano-jugore ka prodhuar ndonjëherë.

Duke pasur një skaner të gjurmëve të gishtave dhe kamera përballë ekranit, së bashku me tri kamera në anën e pasme, Galaxy S10 po cilësohet gjerësisht si një pajisje revolucionare.

Kështu, Phone Arena ka arritur të bëjë hulumtim dhe të nxjerrë disa nga sekretet e kësaj serie të telefonave.

Sipas tyre, Samsung Galaxy S10 do të ketë sensorë poshtë ekranit, duke përfshirë një zbulues të shenjave të gishtave, një apo më shumë kamera të përparme, vend për kufje dhe me gjasë një skaner të syve.

Një nga opsionet që me shumë siguri do të gjendet në Galaxy S10 është skaneri i gjurmëve të gishtave. Sipas burimeve të besueshme të Phone Arena, nuk bëhet fjalë për një sensor optik, por më tepër një lexues i tejzanor i gjurmëve të gishtave të bërë nga Qualcomm.