Jeta Osh Qef
Home

“Populli voton pro, duhen arrestuar dhe dënuar”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16/11/2018 13:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kontratat konçesionare dhe ato të partneriteti publik privat që janë miratuar deri më sot nga qeveria shqiptare do t’i lënë taksapaguesve shqiptarë një faturë goxha të rëndë.

Pjesa më e madhe e kësaj fature i takon sektorit infrastrukturor që është nën menaxhimin e ministrit Damian Gjiknuri dhe ky i fundit është i zgjedhur nga kryeministri Rama.

Nga lista e investimeve publike dhe projektbuxheti për vitin 2019 që Ministria e Financave ia ka dorëzuar Kuvendit, barrë të madhe buxhetore kanë 5 kontratat për segmentet rrugore si më poshtë:
1. Rruga e Kombit
2. Thumanë-Kashar 245 milionë euro – 20 kilometër
3. Rruga e Arbrit 250 milionë euro
4. Orikum-Dukat 70 milionë euro – 14 kilometër
5. Milot-Balldren 161 milionë euro – 17.2 kilometër

Rrugët e mësipërme do të ndërtohen me paratë e kompanive private që kanë fituar tenderat, por në faturën përfundimtare që është shënuar më sipër është i përfshirë interesi dhe mirëmbajtja që do i paguajë qeveria këtyre firmave private për 13 vitet e ardhshme.

Vlera totale e faturës që në fund të fundit do të paguhet nga taksat e çdo shqiptari për 13 vitet e ardhshme është tejet e lartë. Dhe dhënia e veprave publike me koncesion ka ngritur shqetësime të vazhdueshme për kostot që do paguajnë shqiptarët, por qeveria shprehet se nuk ka para që këto rrugë të ndërtohen përmes buxhetit dhe rruga më e lehtë është dhënia me koncesion tek privatët.

Nisur nga kjo, redaksia JOQ Albania ka menduar t’ju drejtojë dy pyetje të thjeshta rreth 850 mijë shqiptarëve që na ndjekin në faqen zyrtare “JOQ Albania” në Instagram.

Pyetja e parë e drejtuar në formë sondazhi ishte:

A duhen arrestuar për vjedhje taksash Edi Rama dhe Damian Gjiknuri?”

PËRGJIGJA E REZULTATIT: PO 86%, JO 14%.

Pyetja e dytë:

Rruga Thumanë-Kashar do të ndërtohet me 245 milionë euro për 20 kilometër. A po vjedh qeveria?”

PËRGJIGJA E REZULTATIT: PO 86%, JO 14%.

Mendimi i popullit ka më shumë rëndësi se i kujto tjetër në këtë rast, pasi populli do i paguajë këto miliona euro për shtrimin e pak kilometrave rrugë.

JOQ Albania