Jeta Osh Qef
Home

Pas 5 vitesh kimioterapi dhe tortura pacienti zbulon se nuk kishte fare kancer
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 16/11/2018 14:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një pacient nga Kolorado ka zbuluar se është torturuar për plot 5 vite me trajtime kundër kancerit për të zbuluar në fund se nuk e kishte fare sëmundjen e keqe.

James Salaz, nga Montrose, shkoi në spital në vitin 2012, ku mjekët i kryen teste të shumta para se të gjenin dy ‘anomali’ në mushkën e majtë.

Pas kryerjes së një biopsie të mushkërive, Salaz-it iu tha se kishte një formë të rrallë kanceri në të cilën një tepri e qelizave të bardha të gjakut shkaktuan tumore në të gjithë trupin.

Megjithëse iu nënshtrua menjëherë trajtimit, problemet e tij shëndetësore nuk përmirësoheshin gjithsesi, kjo situatë vazhdoi derisa ai të vizitojë një mjek tjetër i cili i tha atij se nuk kishte fare kancer, por një problem që shkakton inflamacion të enëve të gjakut.

James u diagnostikua në vitin 2012 me Langerhans Cell Histiocytosis (LCH), një kancer i rrallë që fillon në LCH, qelizat e bardha të gjakut që ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Qelizat e bardha të papjekura shumëfishohen, gjë që shkakton tumoret e quajtura granuloma dhe mund të çojnë në dëmtime të organeve.

Edhe pse LCH diagnostikohet më së shumti në fëmijëri, midis moshave dy dhe tre vjeçare, ajo gjithsesi mund të shfaqet në çdo moshë. Vlerësohet të ndodhë në një deri në dy të rritur për milion. JOQ Albania