Jeta Osh Qef
Home

“Famozja e Rilindjes po shkel ligjin” punonjësa denoncon drejtoreshën Zhanina Dapi
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 16/11/2018 16:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shkeljet në detyrë nuk janë një fenomen i panjohur në vendin tonë, ku sipas shumë studimeve shumica e administratës publike është e prekur nga nepotizmi dhe jo vetëm.

Një zonjë nga Tirana ka paraqitur pranë JOQ Albania një denoncim lidhur me drejtoreshën e Ndërmarrjes së Trajtimit të Studentëve numër 2, Zhanina Dapi.

Sipas qytetares-denoncuese, e cila pretendon se është punonjëse e ndërmarrjes Nr.2 të Trajtim Studentit në Tiranë, zonja Zhanina Dapi bën urdhër për prerje të faturës së kamatëvonesave për personat që u është dhënë ambient me qira, por vlerën e këtyre kamatëvonesave i mban për vete dhe nuk ua shpërndan qiramarrësve.

Qytetarja shprehet po ashtu se këtë problem e ka çuar deri në KLSH dhe pret përgjigjen e tyre.

Denoncimi i plotë i qytetares:

Përshëndetje JOQ Albania! Jam një punonjëse e ndërmarrjes nr.2 të trajtim studenti në Tiranë. Dua të denoncoj te ju, shkeljen me të dyja këmbët të ligjit nga drejtoresha Zhanina Dapi, famozja e Rilindjes. Shikoni pak modelin se si punon kjo drejtoresha: Ka bëre një urdhër për prerje të faturës për kamatëvonesa të personave që iu janë dhënë ambiente me qira nga kjo drejtori.
Pastaj për interesa personale, pasi i mbyll pazaret vetë me këtë biznesmenin, nxjerr këtë propozimin e dytë, ku do t’ia falë këto kamatëvonesa këtij zotërisë.
Çfarë marrëveshjeje ka bërë kjo palo drejtoreshë e Rilindjes në këtë rast? Përgjigjen e merrni vetë me mend, sepse e ka bërë praktikë pune këtë gjë, i merr vlerat e kamatëvonesave në xhepat e saj.
Në fillim bën shkresa për të vjelur kamatëvonesat e dhjetëra subjekteve, që kanë objekte të drejtorisë sonë me qira, ua dërgon me sekserët e saj, pastaj nis negocimin me to në këmbim të shumave që ofrojnë për xhepin e saj, dhe ajo nxjerr shkresa të tjera, për t’ua falur kamatëvonesat.
Kjo procedurë e Zhanina Dapit është shkelje e hapur ligjore, se gjithë këto kamatëvonesa duhet të derdhen në favor të ndërmarrjes tonë.
Sekseren kryesore të saj kjo drejtoreshë ka shefen e burimeve njerëzore, Eldrina Karafili.
Kjo drejtoreshë në mënyrë të kamufluar vjedh dhe largon nga puna njerëzit më profesionistë e të drejtë.”

Natyrshëm lind pyetja nëse institucioni i Bashkisë Tiranë është në dijeni të këtij problemi dhe nëse po a ka marrë ndonjë masë për hetim të mëtejshëm?

FOTO I/ Dokumti zyrtar i datës 01 Mars 2018, ku drejtoresha Dapi kërkon prerjen e faturës tatimore për të gjithë vlerën e detyrimit të kamatëvonesave për subjektin.

FOTO II/ Dokumenti zyrtar ku po drejtoresha Dapi shkruan se subjekti ka qenë korrekt me pagesat e qirasë mujore dhe kërkohet falja e kamatëvonesës.

Denoncuesja pretendon se këto dy dokumenta vërtetojnë fjalën e saj kur thotë:

Ka bëre një urdhër për prerje të faturës për kamatëvonesa të personave që iu janë dhënë ambiente me qira nga kjo drejtori.
Pastaj për interesa personale, pasi i mbyll pazaret vetë me këtë biznesmenin, nxjerr këtë propozimin e dytë, ku do t’ia falë këto kamatëvonesa këtij zotërisë."

Kujtojmë që edhe në korrik të këtij viti, drejtoresha Zhanina Dapi u denoncua nga Elisabeta Gjoka, specialiste auditi në Ndërmarrjen e Trajtimit të Studentëve Nr. 2,e cila tha se ishte hequr nga puna në mënyrë arbitrare nga drejtoresha Dapi, pa dhënë një argument ligjor.