Jeta Osh Qef
Home

Facebook nuk ndalet, ndryshime rrënjësore në postime
Shkruar nga: D Cani | Publikuar më: 16/11/2018 18:53

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ndër rrjetet më të mëdhaja sociale duket se nuk do të ndalojë së surprizuari përdoruesit.

Bëhet fjalë për Facebook, krijuesit e të cilit po mendojnë që të sjellin risi së fundmi.

Tashmë bëhet fjalë në shpërndarjen e storyve përmes Feed News-it, ose më specifikisht postimet që janë "sensitive dhe provokative".

Qëllimi është të zvogëlojë dezinformata dhe postimet problematike që nuk justifikohen.

Në një postim në blog, CEO i Facebook Mark Zuckerberg shkruan se njerëzit natyrisht angazhohen më shumë me përmbajtje pikante.

Ndryshimet u njoftuan sot së bashku me një mori të përditësimeve të tjera se si Facebook trajton përmbajtje problematike.