Jeta Osh Qef
Home

Apple solli iPhone X-in, rivali Samung sjell Galaxy X-in që mund të paloset
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/11/2018 21:46

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kompania koreano-jugore, Samsung, prezantoi pak ditë më parë telefonin e zgjuar që mund të paloset. Media koreane “Yonhap” thotë se kompania do ta hedhë në treg që në mars të vitit 2019.

Po e njëjta media thotë se telefoni do të quhet “Galaxy F", por disa mediat të tjera thonë që telefoni i palosshëm quhet në fakt, Galaxy X dhe se çmimi i tij do të jetë plot 1770 dollarë.

Ideja e telefonit qëndron në pasjen e një tableti që mund të paloset edhe të futet në xhep.

Është gjithashtu e kuptueshme se Galaxy X – ose Galaxy F, do të ketë me vete Android Q, i cili është duke u dizajnuar duke pasur në mendje tabletat e palosshme në mënyrë specifike.