Jeta Osh Qef
Home

Risia e radhës në Whatsapp, ja si mund ta transformoni veten tuaj në një “sticker”
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 17/11/2018 23:59

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Platforma e mesazheve, WhatsApp paraqiti “sticker-at” në dispozicionin e përdoruesve muajin e kaluar,duke ofruar një paketë që ishte më parë edhe në Facebook Messenger.

Por, nëse jeni duke përdorur një Android, ju mund të shprehni gjithë kreativitetin tuaj duke krijuar “sticker-a” të personalizuar në telefonin tuaj.

Kjo risi vjen në sajë të Sticker Studio, një aplikacion pa pagesë, i ndërtuar nga Sven van der Zee, një ish-praktikant i zhvillimit në TNW.

Ngjitëset krijohen lehtësisht duke vendosur foto ose importuar imazhe, dhe thjesht të vizatoni pjesën e fotos që dëshironi që ta transformoni në një sticker.

Sticker Studio aktualisht nuk ju lejon të ndryshoni imazhet ose të shtoni efekte, por këto karakteristika janë në zhvillim e sipër.

Aplikacioni gjendet në Google Play, dhe mund të shkarkohet pa pagesë.