Jeta Osh Qef
Home

Çmenduri rrugës për Elbasan, 4 aksidente rresht njëra pas tjetrës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18/11/2018 14:31

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Katër aksidente njëra pas tjetrës raportohet të kenë ndodhur mesditën e sotme nga tuneli në autostradën Tiranë-Elbasan deri në Ibë.

Pranë tunelit janë përplasur tre makina dhe një ambulancë dhe trafiku për njërën korsi është siç mund ta shihni në foto.

Ndërkohë që ky është aksidenti i dytë, me dy mjete të përplasura.

Aksidenti i tretë:

Dhe aksidenti i katërt në dalje të tunelit:

Sipas qytetarëve që kanë dërguar fotot për JOQ Albania nuk dihet nëse ka të lënduar, por reshjet e shiut dhe shpejtësia e lartë e shoferëve ka sjellë këto pasoja.