Jeta Osh Qef
Home

Të bllokuar prej dy ditësh, rruga e fshatit në Fier shndërrohet në “det balte”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 18/11/2018 15:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Me ardhjen e dimrit shtohen edhe probleme, sidomos ato infrastrukturore.

Banorët e fshatit Çerven, njësia administrative Frakull, Fier, kanë dy ditë që janë të bllokuar dhe nuk lëvizin dot për shkak se rruga që  i lidh me zona e tjera është kthyer në një “det balte”.

Ata kanë shpjeguar për JOQ Albania se e kanë paraqitur këtë problem tek pushteti lokal por asnjë masë nuk është marrë dhe si duket këto ditë është shumë vonë, pasi shiu ka bërë punën e tij.

Siç mund të evidentohet edhe nga fotot rruga është e pakalueshme nga makinat për shkak të baltës dhe rrëshqitjes së dheut.

Shpresojmë që të ndërhyhet menjëherë në të, sepse mungesa e rrugës është e patolerueshme.