Jeta Osh Qef
Home

A jeni të varur nga Instagrami? Kjo është risia që do ju ndihmojë të kontrolloni veten
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 18/11/2018 19:00

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Instagrami, si duket,  dëshiron që t’ju ndihmojë të menaxhoni kohën që shpenzoni duke bërë “scroll” në aplikacion.

Rrjeti social në pronësi të Facebook ka filluar të nxjerrë një tipar të ri që tregon se sa orë shpenzoni duke përdorur aplikacionin çdo ditë. Me këtë risi madje mund të vendosni afate kohore në mënyrë që të mos bëheni shumë të varur.

Kompania kishte njoftuar më herët se po fillonte punimet për një mënyrë menaxhimi të kohës në aplikacion dhe si duket tashmë ka përfunduar.

Për të parë se si funksionon opsioni i ri, klikoni në ikonën e menysë në këndin e sipërm në të djathtë në profilin tuaj Instagram.

Prej aty, shtypni ‘Your Activity’ dhe aty do të shikoni kohën tuaj mesatare ditore të shpenzuar në aplikacion për javën aktuale.

Ky funksion ofron një panoramë të kohës që ju shpenzoni dhe Instagram dhe mund ta përdorni për të kuptuar nëse po e teproni me përdorimin e aplikacionit apo jo.

Nëse ju mendoni se keni nevojë për ndihmë për të qëndruar jashtë rrjetit social, paneli ka një mjet përditësimi që do ju vërë afate kohore në bazë të udhëzimeve tuaja. JOQ Albania