Jeta Osh Qef
Home

Aksident në Xibrakë/ Përplasen tre makina, njëra bie në përrua
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 18/11/2018 20:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur pak minuta më parë pranë fshatit Xibrakë.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje për JOQ Albania, në aksident janë përfshirë tre automjete, përkatësisht një “Audi A4”, një “Benz” dhe një “Golf 4”.

Njëra prej makinave ka humbur kontrollin për shkak të lagështirës në rrugë duke rënë në përrua, ndërsa dy automjetet e tjera janë përplasur me njëri-tjetrin.

Sipas informacioneve të para, dy persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëehrë për në Spitalin Rajonal të Elbasanit.

Një dëshmitar nga vendngjarja raporton për JOQ Albania:

Të lënduat 2 veta…shkaku lagështira në rrugë e cila dha përplasjen e 3 makinave. Njëra ra në greminë dmth përrua të tjerat përplasën njëra tjetrën. Njëra ishte tek person vetëm shoferi i cili shkoi urgjent në spitalin e Elbasanit. Tek njëra prej makinave shoferi udhëtonte vetëm, ai qe u plagos rende rreth 29 vjec dhe u plagos edhe nje tjetër rreth 32 vjec. Të tjerët njëra dy tjetra 3 persona.”/ JOQ ALBANIA