Jeta Osh Qef
Home

Rivaliteti i tifozerive britanike zhvendoset në Tiranë, uellsianët sulmojnë klubin e Liverpool
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/11/2018 11:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqiptarët janë të njohur për simpatinë e klubeve europiane dhe shpesh shikojmë lokale e biznese të ndryshme që mbajnë emrat apo ngjyrat e ekipeve që mbështesin.

E një prej këtyre ekipeve është padyshim edhe Liverpool nga Anglia. Mirëpo, rivalët e Liverpool janë të shumtë e sidomos kjo vihet re mes tifozerive.

Ndeshja e fundit e Shqipërisë ishte kundër Skocisë dhe kjo bëri që shumë tifozë britanikë të zbarkonin në Tiranë dhe më pas në Shkodër.

E me sa duket mes tyre kanë qëlluar edhe uellsianë dhe kjo dëshmohet nga veprimet e tyre në kryeqytet.

Në një klub në Tiranë që jashtë ka stemën e Liverpool goxha të madhe, një grup prej 5-6 vetash kanë thyer stemën e Livepool dhe kanë ngjitur sipër saj stemën e Cardiff City ku shkruhet “Krenaria e Uellsit”.

Cardiff City është një klub profesional futbolli i përqendruar në qytetin e Cardiff, Uells, i cili konkurron prej vitesh në Premier League.

Fakti që Cardiff City dhe Liverpool janë në rivalitet të madh mes tyre vjen me shumë gjasë nga afërsia gjeografike mes qytetit të Liverpool me Uellsin.

Pastaj për të mos folur për tifozeritë angleze që janë të veçanta dhe dashuria për klubin e zemrës prevalon mbi çdo pasion tjetër për ta.

I kontaktuar nga JOQ Albania pronari i lokalit që është sulmuar nga tifozët e Cardiff, ai tha:

Ishin diku te 5-6 veta që iu sulën reklamës me emrin dhe logon e Liverpool. Këta kanë rivalitet të madh me të kuqtë dhe prandaj ose ishin të pirë se nuk e di mirë ngaqë isha në shtëpi ato momente. Unë jam tifoz i thekur i Liverpool, kam qenë në 3 finale të tyre, por gjithsesi i kuptoj se tifozeria këtë ka.”