Jeta Osh Qef
Home

Sondazhi nxjerr përgjegjësin për gjendjen e Kombëtares, shqiptarët votojnë mes Panuçit dhe Dukës
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 19/11/2018 13:37

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Në ndeshjet e fundit Shqipëria nuk ka qenë në nivelet e pritshme të lojës dhe këtë e vërteton jo vetëm forma e dobët fizike, por më e rëndësishmja edhe rezultatet.

Zërat kritikë ndaj teknikut italian në krye të Kombëtares kanë vërshuar lumë që pas ndeshjes së humbur 4 me 0 kundër Skocisë.

E megjithatë, nuk munguan as zërat kundër kreut të FSHF-së, Armand Duka, i cili akuzohet për “marrje peng” të Kombëtares kuqezi dhe kthimin e saj në një tavolinë “pazaresh”.

Ndërkohë që me shumë mundësi Kristian Panuçi do të lërë stolin e Shqipërisë, redaksia JOQ Albania realizoi një sondazh në profilin e Instagram.

Pyetja e drejtuar 850 mijë shqiptarëve që ndjekin JOQ Albania në Instagram ishte:

Kush mendoni se e ka fajin për gjendjen ku ndodhet Kombëtarja, Panuçi apo Duka?”

Rezultati: PANUÇI 37%, DUKA 63%.

Pra, populli shqiptar mendon se pjesën më të madhe të fajit për rrënimin e Kombëtares Shqiptar të Futbollit e ka presidenti i Federatës, Armand Duka.

Komentet u takojnë juve.