Jeta Osh Qef
Home

Tifozi i Skocisë lë nam, bën veprimin e turpshëm në lokal para ndeshjes
Shkruar nga: K Demiraj | Publikuar më: 20/11/2018 0:01

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Kombëtarja shqiptare luajti mbrëmjen e së shtunës përballë Skocisë ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve ku u mund 0-4.

Reth 2 mijë tifozë skocezë ishin prezentë në stadiumin "Loro Boriçi" të Shkodrës ku u luajt ndeshja.

Ata kishin ardhur në Shqipëri disa ditë më parë duke shijuar në maksimum atmosferën e ndeshjes.

Shumë prej tyre i kemi parë shpesh në rrugët dhe lokalet e kryeqytetit apo edhe në ato të Shkodrës.

Të kulturuar në maksimum skocezët lanë përshtypje mjaft të mira në vendin tonë.

Megjithatë, krejtësisht e kundërta mund të thuhet për pronarin e një lokali në Shkodër.

Pak para fillimit të ndeshjes, tifozët skocezë po furnizoheshin me ushqime dhe ujë për në stadium, teksa njëri prej tyre ka bërë një veprim të turpshëm.

Në videon e ardhur në redaksinë tonë shihet një burrë i moshuar skocez teksa vjedh pa pikë turpi telekomandën e kondicionerit dhe e fut në xhep.

Pronari i lokalit shkruan:

Prsh JOQ Albania. Jam nje qytetar nga Shkodra dhe thjesht doja ndihmen tuaj per te publikuar nje video te ndodhur pardje ne Shkoder para fillimit te ndeshjes me SKOCINE, te cilet jan aq te ulet sa dhe telekomande te koncionerit na i vodhën. "

Vështirë të kuptohet arsyeja e çuditshme e këtij veprimi nga ana e tifozit skocez, por gjithsesi është një njollë që atyre u ngjitet nga mbrapa duke na hapur sytë dhe na bën të kuptojmë se nuk ishin aq të "mirë" sa na u shfaqën.