Jeta Osh Qef
Home

Ishte nisur për Itali, të riun e kthejnë në Rinas me justifikimin “qesharak”
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/11/2018 10:05

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Masat shtrënguese për daljen e shqiptarëve jashtë vendit kanë qenë të ashpra sidomos vitin e fundit, kjo pasi shteti vuri re faktin e pakundërshtueshëm se qytetarët duan vetëm të ikin nga ky vend për azil kudoqoftë.

Thuajse çdo ditë kthehen nga aeroporti i Rinasit dhjetëra udhëtarë që kanë prerë biletën për fluturime drejt destinacioneve të ndryshme edhe nëse qëllimi i tyre është vetëm sa për të vizituar të afërmit e tyre që jetojnë jashtë.

Pyetjet që hamendësohet në këtë rast është nëse kemi të bëjmë me ndonjë shkelje? Kush mban përgjegjësi për paratë e çuara dëm për biletën? A janë të përfshira në këtë politikë kompanitë e udhëtimeve në mënyrë që të përfitojnë sa më shumë nga shitja e biletave që nuk do të përdoren kurrë dhe qytetarët detyrohet ta blejnë sërish pasi i kthejnë?!

Këtë nuk mund ta themi me siguri, por edhe ditën e sotme një i ri nga Tirana që udhëtonte drejt Ancona-s, Itali, është kthyer nga policia aeroportuale me një justifikim qesharak sipas tij.

Qytetari shkruan:

Përshëndetje JOQ Albania! Kisha prerë biletën sot nga Shqipëria në Ancona me avion, i bëra të gjitha gjërat gati siç i kërkon ligji, mora ftesën, mora lek me vete me idenë që nuk do të më kthejnë.
Shkoj te sporteli dhe aty më del një polic me emrin E.Kolemi dhe shefja e tij V.Dekovi me të cilët nuk bëhej fjalë që të kaloje dhe nëse kishe pasaportë amerikane.
Arsyeja e vetme që më thanë është se “Ftesa duhet të ishte origjinale dhe jo e fotokopjuar.”
Si mund të jetë origjinale kur ma kanë çuar nga jashtë?!
Shihnin njëri-tjetrin dhe qeshnin pa lidhje dhe më thoshin si me ironi “kuhs t’i mundëson udhëtimet?” U thashë që këtu nuk jemi në hetuesi dhe mos të më bënin pyetje kot sa kohë s’po më jepnin një arsye ligjore për kthimin tim.”

Komentet u takojnë juve dhe mund të ndani historitë tuaja të ngjashme me ne.

Më poshtë dokumetat e qytetarit të mësipërm.