Jeta Osh Qef
Home

Panik/ Bie Facebook, shfaq probleme në Shqipëri
Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 20/11/2018 14:49

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Rrjeti social Facebook ka rënë për mijëra njerëz përreth botës.

Mijëra përdorues të nervozuar në SHBA dhe në disa vende të Evropës, duke përfshirë edhe vendin tonë dhe Kosovën, thuhet se janë prekur nga ky problem.

Sipas “Down Detector”, një vegël online që tregon për rënien e ueb-faqeve të ndryshme nga sistemi, ankesat për Facebookfilluan që nga ora 8 e mëngjesit.

Rrjeti social ende nuk e ka shpjeguar arsyen e rënies nga sistemi. Por ky problemvjen disa ditë pasi kompania pësoi një problem të madh me internet, që ndikoi edhe në platformat e tjera si WhatsApp, Messenger dhe Instagram.