Jeta Osh Qef
Home

“Tymi i uzinës pëfundon në mushkëritë tona”, pas denoncimit reagon uzina e Ferro-Kromit në Burrel
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 20/11/2018 16:34

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mes shumë problemeve që gjenden në Shqipërinë tonë të vogël, një prej tyre është edhe ndotja e mjedisit, përveçse nga fabrikat dhe uzinat e ndryshme, problem pa zgjidhje mëton të jetë djegia e mbetjeve.

Janë mbi 300 pika grumbullimi mbetjesh që hidhen në natyrë pa asnjë plan nga autoriteti lokal ose vendor.

Por, paraditen e sotme në redaksinë e JOQ Albania u denoncua një rast nga Burreli, ku qytetari shkruante:

Përshëndetje JOQ! Kjo është uzina e ferro kromit në Burrel, shikojeni çfarë ndotjeje që bën kjo uzinë dhe i gjithë tymi përfundon në mushkëritë tona.”

Pas denoncimit në Facebook, për JOQ Albania kanë reaguar zyrtarët e Uzinës në fjalë, duke u shprehur se tymin nuk e shkakton uzina.

Reagimi nga Uzina e Ferro-Kromit në Burrel:

Përshëndetje! Këtë tym e shkakton djegia e plehrave në dalje të qytetit dhe nga larg duket sikur e ka uzina. Po u dërgojmë edhe fotot se si duket uzina në ditë me diell.”

 Uzina nga larg.