Jeta Osh Qef
Home

Durrsakëve u përmbyten shtëpitë pas shiut, çfarë mendon Dako për mungesën e kanalizimeve?
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21/11/2018 10:13

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Nëse Shkodra ka qenë “simbol” i përmbytjeve për shumë kohë, me gjasë “stafetën” po e merr qyteti i Durrësit, i cili me pak minuta shi kthehet në “det”.

Prej shumë kohësh Durrësi vuan nga përmbytjet për shkak të mungesës së kanalizimeve funksionale, por si duket ky nuk është problem për kryebashkiakun Vangjush Dako.

Shiu i rënë mbrëmë ka lënë dëme të mëdha në qytetin bregdetar, kryesisht në lagjen 13-të, ku disa banesa janë zgjuar të përmbytura.

Një qytetar që ka dërguar pamjet për JOQ Albania shprehet se kjo ndodh sa herë që bie shi.

Ai shprehet:

Këto pamje që shihni janë në Durrës, sapo jemi zgjuar nga gjumi pamë që uji kishte hy brenda. Ne jemi në lagjen 13-të, plazh, ku kanalizime nuk ka por edhe një puset që kemi është e bllokuar.”

Kjo duhet të jetë një këmbanë alarmi për Bashkinë Durrës, pasi dimri i vërtetë sapo ka filluar dhe sigurisht që qytetarët s’mund të jetojnë nën ujë.

JOQ Albania