Jeta Osh Qef
Home

“Shteti t’mos vijë të na lëpihet si buçe vetëm për vota”, dibrani rrëfen kushtet mesjetare të fshatit
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 21/11/2018 13:29

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjatë dimrit na mbetet vetëm të kujtojmë premtimet dhe propagandën e pushtetit për të gjitha punës që (S)ka bërë.

Dimri është stina e vitit ku shirat dhe bora nxjerrin të palarat në shesh, mungesën e kanalizimeve, rrugët e pashtruara që nuk kalohen nga balta, shkëputjen e energjisë elektrike sepse rrjeti shpërndarës është i amortizuar dhe për të mos harruar rrugët e bllokuara nga bora e shumëçka që vështirëson jetesën e shqiptarëve.

Një banor nga nja fshat i Dibrës ka shkruar për JOQ Albania, duke treguar se mungon energjia dhe rrugët janë bërë më keq se sa lluca e derrave.

Dibrani sqaron:

Përshëndetje JOQ! Jam një banor nga Dibra, komuna Fush-Cidhen, që në mëngjes jemi padita sepse telat janë copë-copë që në kohën e Enver Hoxhës, ndërsa ne paguajmë lekët çdo muaj.
Por, përveç dritave, këto janë rrugët e fshatit tonë, një tmerr i vërtetë!
Çdo ditë kalojnë këtu më shumë se 100 nxënës dhe mbi 50 makina. Kemi shkuar disa herë në Bashkinë e Dibrës, Peshkopi, dhe na gënjejnë duke na thënë se është prish skavatori, ka 6 muaj që gënjejnë.”

Lënia e fshatrave në harresë është një ndër arsyet që banorët migrojnë në zonat urbane dhe për besë nuk ia kanë për borxh askujt që të quhen “shpellarë”, sepse Tirana nga fshatarët është zhvilluar dhe ka marrë gjithë këtë hov zgjerimi.

Më tej dibrani shprehet:

Ju betohem që këtu është si mesjetë! Si do të përparojnë fëmijët në këto kushte?! Shteti të na shikojë tani dhe të mos vijë të na lëpihet si buçe vetëm për vota.”

JOQ Albania