Jeta Osh Qef
Home

Ja pse kurrë nuk duhet t’u jepni bebeve të hanë mjaltë
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/11/2018 13:28

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Mjekët thonë gjithmonë që fëmijëve, që janë nën një vjeç, nuk duhet t’u jepni asnjëherë të konsumojnë mjaltë.

Por, pse mjalti, i njohur për vlerat e tij shumë të larta ushqyese, është kaq i rrezikshëm për fëmijët e vegjël?

Rreziqet vijnë të gjitha nga bakteret që gjenden në mënyrë natyrale të pranishme tek mjalti. Produkti me vlera ushqyese që vjen nga bletët mund të përmbajë spore të një bakteri të quajtur clostridium botulinum, i cila mund të shumëzohet në sistemin e tretjes së një foshnje dhe të shkaktojë botulizëm,  gjë që mund të jetë fatale për fëmijën tuaj.

Arsyeja se pse për të rriturit nuk përbën problem ndërsa tek të vegjlit mund të rezultojë fatal lidhet me sistemin mbrojtës.

Foshnjat e vogla nën një vjeç nuk i kanë ende mikroorganizmat e nevojshëm në zorrët e tyre që të ndalojnë bakteret nga rritja.

Botulizmi është një gjendje e rrallë por kërcënuese për jetën e shkaktuar nga toksinat e prodhuara nga bakteret klintridium botulinum.

Këto toksina sulmojnë sistemin nervor dhe shkaktojnë paralizë. Nëse botulizmi nuk trajtohet, paraliza mund të përhapet në muskujt që kontrollojnë frymëmarrjen, gjë që çon në vdekje në rreth 5% deri në 10% të rasteve. JOQ Albania