Jeta Osh Qef
Home

Do ju vjedhë informacione personale, ky është mesazhi që duhet ta shmangni në WhatsApp
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 21/11/2018 20:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një mesazh që u kërkon përdoruesve që marrin pjesë në një “konkurs të së Premtes së Zezë” po qarkullon së fundmi në WhatsApp.

Mesazhi zinxhir që po qarkullon në aplikacionin e mesazheve i inkurajon njerëzit që të bëjnë një studim për të fituar kupona nga një supermarket zinxhir.

Rrengu mendohet ta ketë origjinën në Afrikën e Jugut të premten e kaluar, por thuhet se tashmë po përhapet në të gjithë botën.

Mesazhi thotë:

‘SPAR në nder të’ ‘Black Friday’ ‘në nëntor, po jep kupona falas me vlerë R2999. Sapo mora kuponin tim https://lupx.info/spar . ‘

R2999 është valuta e Afrikës së Jugut dhe arrin në rreth 166 funte.

Gjiganti i shitjes me pakicë i ka paralajmëruar klientët e tyre që të mos klikojnë në link ose ta përcjellin mesazhin në kontakte të tjera.

Nëse klikoni mbi të, do t’ju çojë në një klon të faqes së internetit të supermarketit për të ‘përfunduar një sondazh mbi shërbimin e konsumatorit para se t’ju kërkojë të përcillni mesazhin në kontaktet e tjera.

Mendohet që e gjitha është një hile për të vjedhur të dhënat tuaja personale. JOQ Albania