Jeta Osh Qef
Home

Kancer lëkure e shumë sëmundje të tjera, këto janë rreziqet që vinë nga ndërhyrjet për rritjen e gjoksit
Shkruar nga: E Prifti | Publikuar më: 22/11/2018 11:30

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Implantet e silikonit që përdoren për të rritur përmasat e gjoksit rrisin rreziqet që një femër të preket nga artriti, lindja e parakohshme dhe madje edhe kanceri i lëkurës.

Në këtë përfundim ka dalë një studim i ri gjatë së cilit, kërkuesit zbuluan se gratë që i ishin nënshtruar një ndërhyrjeje në gjoks ishin më të prirura ndaj lindjeve të parakohshme si dhe ekspozoheshin nga një rrezik katër herë më i madh i zhvillimit të melanomës pas procedurave.

Në krahasim me implantet me solucion fiziologjik, gratë me implantë silikoni kishin gjithashtu dy herë më shumë gjasa të kishin komplikime kirurgjikale.

Ekipi nga Universiteti i Teksasit, MD Anderson, në Houston, thotë se studimi i tyre është më i madhi nga rezultatet e implanteve të gjirit deri më sot dhe gjetjet janë të rëndësishme për të ndihmuar gratë të zgjedhin implantin që është më i përshtatshëm dhe i shëndetshëm për to.

Implantet më të njohura të aprovuara nga Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Farmaceutikës (FDA) janë implantet e silikonit dhe implantet e mbushur me një përzjerje të kripur.

Shumë gra thonë se implantet e silikonit ndihen më shumë si gjuri real sesa implantet e kripura, por ato përbëjnë një rrezik më të madh në qoftë se rrjedhin. JOQ Albania