Jeta Osh Qef
Home

Furnizohet me naftë dhe i fiket makina direkt, qytetari: Depozita e naftës ishte mbushur me ujë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22/11/2018 13:04

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Shqipëria është vendi me çmimin më të lartë të karburanteve, por kjo nuk shoqërohet edhe me cilësinë e naftës dhe lëndëve të tjera djegëse.

Kemi parë mjaft raste denoncimi përmes të cilave shqiptarët ngrenë alarmin për cilësinë e dobët të naftës, e cila përkthehet në probleme për makinën.

Një qytetar ka shkruar për JOQ Albania duke treguar se si ia mbushën makinën me 30 litra naftë, por të përzier me ujë.

 Denoncimi: Nafta që del nga depozita e përzier me ujë

Qytetari pretendon se depozitat e naftës ishin përzier me ujë dhe askush nuk e njoftoi për këtë deri sa makina i ka shfaqur probleme.

Burri shpjegon:

Përshëndetje JOQ! I hodha makinës 30 litra natë tek Alpeti, në rrugën dytësore Tiranë-Kashar, kur 20 metra më tutje më fiket makina dhe nuk më ndizet më.
Kthehem këmbë t’i kërkoj llogari dhe shikoj se nga depozita e naftës po nxirrnin ujë me një tub të madh.”

Ndërkohë që sipas qytetarit, punonjësit e karburanti nuk e dinin se si ka ndodhur kjo përzierje.

Qytetari shprehet:

Më thanë që kishin njoftuar administratën, por të paktën të na kishin lajmëruar edhe ne shoferëve s’do ja kishim hedhur naftën se nuk është në interesin tonë të shkatërrojmë makinat.”

VIDEOT e denoncimit:

1. Tubi që nxjerr ujin nga depozitat e naftës

2.Depozita e naftës

3.Nafta që del nga depozita