Jeta Osh Qef
Home

Çfarë po ndodh në zonën e Astirit? Policia blindon rrugën, banorët kanë thirrur protestë
Shkruar nga: S Bardhi | Publikuar më: 22/11/2018 17:11

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas protestës së zhvilluar sot para Kuvendit ku situata ishte aspak e qetë duke shënuar edhe incidente, si duket policia ka marrë masa përforcuese.

Qytetarët kane raportuar për JOQ Albania se në pranë rrugës “Teodor Keko” në zonën e Astirit Tiranë janë vendosur dhjetëra furgona policie dhe autoblinda.

Video I:

Banorët e Astirit, shtëpitë e të cilëve do të preken nga projekti i Unazës së Madhe, kanë njoftuar edhe këtë pasdite protestë, megjithëse nuk dihet sa e mundur është për t’u zhvilluar për shkak të pranisë së shumtë të forcave policore.

Kujtojmë që Rama deklaroi i prerë sot që “nuk ka shanse që banorët të cilët nuk kanë certifikatë pronësie të dëmshpërblehen” dhe bëri thirrje që të mos bllokohen më rrugët prej tyre.

Protesta është lajmëruar pikërisht në orën 17 dhe presim zhvillimet e mëtejshme.

Video II: