Jeta Osh Qef
Home

Ekskluzive/ Skandali që ndodhi sot në ambulancën që transportoi policen me gishta të prerë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 22/11/2018 21:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e sotme me ambulancën që transportoi për në spital policen e plagosur Ina Nuka. Sipas burimeve tepër të sigurta por që duan të qëndrojnë anonimë, gjendja e mjetit të urgjencës që transportoi policen, ishte në një gjendje skandaloze.

Ambulanca jo vetëm ishte prej vitesh pa kontrollin e detyrueshëm teknik, pa sistem frenimi e me sirenë jashtë funksioni, por sot aty nuk ka patur asnjë mjek! Madje jo vetëm kaq, por nuk ka patur as oksigjen dhe asnjë mjet tjetër që mund të ofrojë një ndihmë sado minimale për pacientin.

Në vijim denoncimi i dërguar pranë redaksisë së JOA Albania:

Mirembrema JOQ. Sot ne oret e para te mengjesit eshte caktuar te stacionohet nje Ambulance e Urgjences se Tiranes prane Kuvendit te Shqiperise. Ambulanca me targa Tr 9917 K ka disa vite qe eshte e pakualiduar dhe e pasiguruar,nuk ka sistem frenimi ,nuk ka feneline dhe sirene, nuk i punojne asnje nga sinjalet dhe as boria. Sot ne kete Ambulance nuk ka pasur Mjek! Ne kete Ambulance kane qene dy infermiere femra, njera e sapo ardhur nga leja e lindjes, dhe tjetra infermire ne prag pensioni si dhe shoferi. Ne Ambulance nuk ka pasur oksigjen dhe asnje mjet tjeter qe mund te jepte qofte edhe nje ndihme sado te vogel dhe minimale. Sapo ka ndodhur demtimi i efektives se Policise,eshe kerkuar ndihme nga Ambulanca, dy infermiret kan bere c’fare kane mundur, duke e fashuar dhe duke e mbajtur nen kontroll hemoragjine dhe te demtuaren, si dhe shoferi eshte munduar te rrugetoj sa me shpejt ne drejtim te Spitalit te Traumes. Ne Ambulance jane ngjitur edhe efektive te tjere te Policise dhe kolege te te demtuares, por ata kane mbetur pa fjale kur kane pare dhe kuptuar se Ambulanca eshte pa asnje mase sigurimi dhe pa asnje aparature per dhenjen e ndihmes se pare sado e vogel qofte ajo. Cdo gje eshte e vertetuar nga punonjesit e policise te cilet nga Kuvendi i Shqiperise derin ne spital te Traumes kane zbritur disa here ne rrugetim per te hapur rrugen Ambulances pasi edhe sirenta mungonin. Pamjet tregojne sado pak ate cfare ka kjo ambulance ne dukje te pamjes se pare me sy te lire. Ajo cfare kane shikuar sot efektivet e Policise verteton te gjithe denoncimet qe ka publikuar Faqja JOQ Albania jane me se te verteta. Me kete raste i lutemi Policise se Shtetit te ndaloje nga qarkullimi Ambulancat e Urgjences se Tiranes te cilat jane jashte kushteve per te qarkulluar edhe ne male.